E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiBesa, fitore në frymën e fundit përballë Luftëtarit

Besa, fitore në frymën e fundit përballë Luftëtarit

Besa ka arritur një fitore dramatike në Gjirokastër, 3-2 përballë Luftërait në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.

Skuadra kavajase arriti një avantazh të dyfishtë në pjesën e parë me golat e shënuar nga Chinwendu dhe Kapo. Gjirokastritët reaguan në pjesën e dytë duke vendosur barazpeshën me golat e Nyanguila dhe Cereni.

Megjithatë, në fundin e takimit, është përsëri Chinwendu që del në skenë për ti dhënë fitoren 3-2 skuadrës së Besës.

Me këtë fitore skuadra kavajase ngjitet në kuotën e 34 pikëve, vendi i 6-të. Luftërari mbetet në kuotën e 22 pikëve, në vendin e fundit.

The post Besa, fitore në frymën e fundit përballë Luftëtarit appeared first on RTSH.

Lini një koment