E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Rezultate jozyrtare, përditësohen automatikisht • Përditësuar: … • Të dhënat: civicAPI
Ballina›Sporti›Volejboll vajza/ Skënderbeu U18 shpallet kampion i Shqipërisë

Volejboll vajza/ Skënderbeu U18 shpallet kampion i Shqipërisë

Skënderbeu U18 është shpallur kampion i Shqipërisë në volejboll për vajza, pasi ka mposhtur Dinamon në Korçë, duke çuar në 2-0 serinë e ndeshjeve finale.

Në takimin e kthimit, të zhvilluar në Qytezën e Fëmijëve, Skënderbeu fitoi me rezultatin 3-1. Ndeshja e parë ishte fituar nga Skënderbeu gjithashtu me rezultatin 3-0.

Në përfundim të takimit u zhvillua ceremonia e ndarjes së medaljeve dhe trofeut. Ato iu dorëzuan ekipit dhe stafit teknik nga sekretari i Federatës Shqiptare të Volejbollit, z.Ervis Dosti dhe znj. Olsa Vaso, Drejtoresha e K.Sh.Skënderbeu.

Lini një koment