E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiSilvinjo ishte kandidat për stolin, Corinthians zyrtarizon trajnerin e ri

Silvinjo ishte kandidat për stolin, Corinthians zyrtarizon trajnerin e ri

Fernando Diniz është trajneri i ri i Corinthians. Klubi brazilian ka zyrtarizuar ish-trajnerin e përkohshëm të Brazilit, pasi shkarkoi Dorival Junior pas një serie prej tetë ndeshjesh pa fitore në të gjitha kompeticionet.

Ish-mesfushori Diniz, i cili luajti për një kohë të shkurtër për Corinthians, e udhëhoqi Fluminense drejt titullit të Copa Libertadores në vitin 2023, përpara se të fitonte Recopa Sudamericano vitin pasardhës.

Ditët e fundit në media u shkruaj se trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo, ishte një nga kandidatët për stolin e Corinthiansit, por tashmë kjo hipotezë bie poshtë dhe trajneri brazilian do të vazhdojë të qëndrojë në krye të kombëtares kuqezi, të paktën deri në përfundimin e kontratës, që skadon në korrik.

The post Silvinjo ishte kandidat për stolin, Corinthians zyrtarizon trajnerin e ri appeared first on RTSH.

Lini një koment