Tuesday, 12 May 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaErion Veliaj kërkon sërish lirinë në Gjykatën e Lartë

Erion Veliaj kërkon sërish lirinë në Gjykatën e Lartë

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë sërish rekurs në Gjykatën e Lartë duke kërkuar lehtësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”. Veliaj kërkon caktimin e një mase më të lehtë, kundrejt garancisë pasurore.

Kërkesa e tij është depozituar më datë 6 maj, vetëm dy ditë pas vendimit të kolegjeve të bashkuara që ndryshoi pjesërisht praktikën për paraburgimin. Përmes këtij rekursi, Veliaj kërkon zëvendësimin e masës “arrest në burg” kundrejt garancisë pasurore, ose caktimin e masës “detyrim për t’u paraqitur”.

Kërkesa e kryebashkiakut të Tiranës do të shqyrtohet më datë 28 maj në dhomë këshillimi nga trupa e Gjykatës së Lartë. Kjo nuk është hera e parë që Erion Veliaj kërkon ndryshim të masës së sigurisë, në këtë gjykatë por edhe në të gjitha shkallët e gjyqësorit, ku kryetarit të bashkisë së kryeqytetit i janë rrëzuar kërkesat.

Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025. Sipas SPAK, ai ka konsumuar disa vepra penale si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.

Në të njëjtin hetim, në akuzë është vënë edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, si dhe disa biznesmenë. Veliaj dhe bashkëshortja e tij i mohojnë akuzat.

Tv Klan

/tvklan.al

Lini një koment