E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaBotaKina kërkon stabilitet ekonomik nga SHBA-ja

Kina kërkon stabilitet ekonomik nga SHBA-ja

Kina i kërkoi të martën SHBA-së të sigurojë “stabilitet më të madh” në marrëdhëniet ekonomike dhe në ekonominë globale, përpara vizitës së presidentit amerikan Donald Trump në Pekin.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiakun, deklaroi në një konferencë për shtyp se marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare mes Kinës dhe SHBA-së janë në interes të të dyja palëve.

Sipas tij, të dy vendet duhet të punojnë së bashku për të zbatuar mirëkuptimet e arritura mes dy presidentëve dhe për të garantuar më shumë stabilitet në bashkëpunimin ekonomik e tregtar, si dhe në ekonominë globale.

Komentet e Pekinit vijnë në prag të konsultimeve ekonomike dhe tregtare mes negociatorëve kryesorë të të dy vendeve, të cilat pritet të zhvillohen të mërkurën në Korenë e Jugut.

Lini një koment