Tuesday, 12 May 2026
54°F Detroit
BallinaBota“Specialja” publikon video nga qendra e paraburgimit në Hagë

“Specialja” publikon video nga qendra e paraburgimit në Hagë

Për herë të parë që prej nisjes së proceseve gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Dhomat e Specializuara kanë publikuar pamje nga ambientet e brendshme të paraburgimit në Hagë.

Videoja e publikuar nga Specialja tregon hapësirat ku përfshihet palestra, ambientet e qëndrimit ditor, zonat për socializim, si dhe dhomat ku të pandehurit zhvillojnë takime me familjarët dhe vizitorët. Në pamje shfaqen gjithashtu ambientet e jashtme për ajrim dhe aktivitet fizik, ndërsa sipas njoftimit zyrtar, të paraburgosurit kanë mundësi të marrin pjesë edhe në shërbesa fetare gjatë qëndrimit në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Dhomat e Specializuara sqarojnë se masa e paraburgimit vendoset vetëm në rastet kur konsiderohet e nevojshme për ecurinë e procesit gjyqësor, veçanërisht kur ekziston rreziku i ndikimit te dëshmitarët apo pengimit të procedurave.

“Të pandehurit që janë të ndaluar para ose gjatë gjyqit të tyre në Dhomat e Specializuara të Kosovës mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Atje, ata kanë qasje në ajër të pastër dhe ushtrime, mund të shoqërohen, të presin vizitorë dhe të marrin pjesë në shërbesa fetare. Paraburgimi para ose gjatë një gjyqi bëhet vetëm kur është e nevojshme për të parandaluar një rrezik të konsiderueshëm, p.sh. rreziku që i pandehuri të përpiqet të frikësojë ose të ndikojë në dëshmitarë. Çdo dy muaj, gjyqtarët e Gjyqit të Specializuar të Kosovës do të rishikojnë paraburgimin për të shqyrtuar nëse paraburgimi është ende i nevojshëm dhe i arsyeshëm”, thuhet në postim.

Defendants who are detained before or during their trial at the Kosovo Specialist Chambers are held in the Detention Centre in the Hague. There, they have access to fresh air and exercise, can socialize, receive visitors, and attend religious services.Detention before or during… pic.twitter.com/ztPZAzla1i

Lini një koment