E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiPërplasja Valverde-Tchoumani: “Ka folur dikush që po mendon të largohet”. Zbulohet spiuni

Përplasja Valverde-Tchoumani: “Ka folur dikush që po mendon të largohet”. Zbulohet spiuni

Duke folur në një konferencë për shtyp, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, komentoi edhe për përplasjen fizike mes Valverden dhe Tchouameni-n: “Gjëra të tilla ndodhin çdo ditë, është shumë më serioze që ndodhi jashtë dhomës së zhveshjes”, tha me zë të lartë lideri i “Los Blancos”.

“Ata janë dy djem fantastikë, shumë të mirë. Janë dy djem shumë të mirë. Kushdo që e bëri publike, e bëri sepse nuk është i lumtur dhe mendon se do të largohet”. Sipas Mundo Deportivo, spiuni ishte Dani Ceballos, tani në periferi të skuadrës dhe gati për rrugë.

Lini një koment