E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiLuftëtari shkarkon Bledar Devollin pas humbjes me Besën, zgjedh Neritan Novin trajner të ri

Luftëtari shkarkon Bledar Devollin pas humbjes me Besën, zgjedh Neritan Novin trajner të ri

Ndryshime në Gjirokastër, ku situata nuk është aspak e mirë. Pas humbjes në shtëpi me Besën, me rezultatin 2-3, drejtuesit e klubit gjirokastrit kanë vendosur të shkarkojnë trajnerin Bledar Devolli.

Trajneri i ri i Luftëtarit është zgjedhur Neritan Novi, një tjetër ish-futbollist gjirokastrit. Objektivi i mbijetesës në Kategorinë e Parë është shumë i vështirë për skuadrën jugore, që mban vendin e fundit aktualisht, me 22 pikë dhe me rivalët të larguar tashmë në 3 dhe 4 pikë.

Novi do të debutojë në stolin gjirokastrit në fundjavë, në transfertën me Ilirinë. Ai ka marrë përsipër një detyrë shumë të vështirë në një moment delikat.

Bledar Devolli e mori drejtimin e Luftëtarit gjatë sezonit, duke zëvendësuar vlonjatin Besmir Shabani. Megjithatë, ai nuk ia doli ta nxirrte skuadrën nga zona e ftohtë e renditjes.

The post Luftëtari shkarkon Bledar Devollin pas humbjes me Besën, zgjedh Neritan Novin trajner të ri appeared first on RTSH.

Lini një koment