E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiDoué e Kvaratskhelia, PSG fiton duelin me Liverpool-in

Doué e Kvaratskhelia, PSG fiton duelin me Liverpool-in

PSG është me një këmbë në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Në ndeshjen e parë çerekfinale, skuadra e Luis Enriques mposhti Liverpoolin 2-0 në Paris në një ndeshje që e dominuan nga fillimi deri në fund.

Doué zhbllokoi sfidën në minutën e 11-të, pastaj kërcënoi të dyfishonte epërsinë disa herë në pjesën e parë. Ish-lojtari i Napolit, Kvaratskhelia, vulosi fitoren në minutën e 65-të, duke shënuar nga një asist i Joao Neves.

‘Reds’ rrezikuan të pësonin një golë të tretë në fund të ndeshjes, ndërsa nuk arritën ta shqetësonin në asnjë moment mbrojtjen franceze.

PSG fitoi 2-0, duke i dhënë vetes një avantazh të madh përpara ndeshjes së kthimit në Anfield pas gjashtë ditësh.

The post Doué e Kvaratskhelia, PSG fiton duelin me Liverpool-in appeared first on RTSH.

Lini një koment