Norris: Nëse Verstappen largohet, Formula 1 do të humbasë shumë
Lando Norris thotë se largimi i Max Verstappen do të ishte një humbje e rëndësishme për Formula 1. Piloti i McLaren vlerëson kontributin e holandezit në sport dhe shpreh bindjen se Verstappen do të qëndrojë në pistë më gjatë se sa disa parashikojnë.
Sipas telesport, Norris theksoi se Verstappen ka fituar të drejtën të vendosë për karrierën e tij pas katër titujve botërorë. Ai e përshkoi holandezin si një pilot që gjithmonë është i hapur në shprehjen e mendimeve dhe që ka qenë autentik gjatë gjithë karrierës së tij.
Norris shtoi se, edhe pse gara kundër Verstappen shpesh provokon vështirësi, përvojat e tilla janë gjithmonë të vlefshme. Për të, të garosh kundër një prej kampionëve më të mëdhenj e bën konkurrencën më emocionuese dhe i shton vlerë sportit.
Si përfundim, Norris shprehu bindjen se largimi i Verstappen do të ishte një humbje për spektaklin dhe për rivalitetin në pista, ndërsa beson se holandezi ka ende arsye për të vazhduar karrierën e tij në Formula 1, raporton telesport.