E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiFinalja e Kupës së Botës në stilin SuperBowl, Madonna-Shakira show në pushimin e ndeshjes

Finalja e Kupës së Botës në stilin SuperBowl, Madonna-Shakira show në pushimin e ndeshjes

Një finale Botërori në stilin SuperBowl. Organizatorët e Kupës së Botës 2026, që nis më 11 qershor në SHBA, Kanada dhe Meksikë, kanë njoftuar se në finalen e 19 korrikut, në “MetLife Stadium” të New Jersey, do të ketë një show të shkurtër gjatë pushimit të ndeshjes.

Protagonistë do të jenë Madonna, Shakira dhe BTS, yjet e K-Pop. Dhe kjo do të ndodhë për herë të parë në historinë e Botërorëve. Për këtë show do të kujdeset Chris Martin, këngëtari i Coldplay.

Risia në fakt ishte paralajmëruar, por pa dhënë detaje në lidhje me yjet, nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë muajve të fundit. “Do të jetë një moment historik për Botërorët dhe një spektakël i denjë i eventit më të madh sportiv në botë”, – kishte shkruar ai në Instagram.

Spektakli në pushim të ndeshjes, tipik për finalet e futbollit amerikan, kujton atë gjatë finales së Kupës së Amerikës 2024 në Miami, kur Shakira performoi gjatë pushimit në “Hard Rock Stadium”. Ka pasur edhe një spektakël gjatë pushimit të finales së Kupës së Botës për klube vitin e kaluar, në “MetLife Stadium”.

Lini një koment