E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaBota9 persona humbin jetën nga rrëshqitja e dheut në Indonezi pranë një miniere të paligjshme ari

9 persona humbin jetën nga rrëshqitja e dheut në Indonezi pranë një miniere të paligjshme ari

Të paktën nëntë persona humbën jetën në një rrëshqitje dheu pranë një miniere të paligjshme ari në provincën e Sumatrës Perëndimore, njoftoi sot policia indoneziane.

Rrëshqitja e tokës nisi mbërmjen e shkuar në Sijungjung, në një shkëmb pranë një zone minierash ku disa njerëz po punonin në atë kohë, raportoi Xinhua.

Sipas dëshmitarëve, një pjesë e punëtorëve mbetën të varrosur nën tokë dhe me material të shembur.

Aksidentet në miniera janë të zakonshme në Indonezi, veçanërisht gjatë sezonit të shirave , kur rrëshqitjet e dheut janë më të shpeshta për shkak të tokës së paqëndrueshme dhe reshjeve të dendura të shiut.

Lini një koment