Pronaret e klubeve do të votojnë për Nashville si vendmikpritës të Super Bowl LXIV në 2030
Pronaret e klubeve të ligës pritet të votojnë këtë të martë, gjatë Mbledhjes Pranverore, nëse Nashville do të jetë qyteti mikpritës i Super Bowl LXIV në shkurt të vitit 2030.
Raportuesit Ian Rapoport dhe Mike Garafolo thanë se vendimi do të varet nga votimi i pronarëve, raporton nfl, duke iu referuar burimeve të informuara rreth çështjes.
Tennessee Titans planifikojnë të inaugurojnë stadiumin e ri me vlerë 2.1 miliardë dollarë në Bregun Lindor të lumit Cumberland në 2027. Nëse Nashville përzgjidhet për Super Bowl LXIV, gara do të zhvillohej në vitin e tretë të këtij impianti, çka pritet të lehtësojë trajtimin e çdo problemi fillestar.
Qyteti i muzikës, i njohur si destinacion i rëndësishëm turistikor dhe që organizoi me sukses draftin e vitit 2019, është kandidat për të pritur për herë të parë një Super Bowl. Radhitja e vendeve për tre edicionet e ardhshme është konfirmuar (SoFi Stadium 2027, Mercedes‑Benz Stadium 2028 dhe Allegiant Stadium 2029), dhe Nashville shpreson të marrë ngjarjen për vitin 2030, sipas nfl.