E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiFesta e Bayern, Kompany harron trofeun në shtëpi, ndërhyn policia

Festa e Bayern, Kompany harron trofeun në shtëpi, ndërhyn policia

Ajo që ndodhi të dielën në Mynih gjatë festimeve të titullit nga Bayern është tronditëse aq dhe qesharake. Me të mbërritur në Marienplatz, Vincent Kompany kuptoi se e kishte lënë trofeun në shtëpi, pasi i ishte besuar gjatë natës pas festës private të lojtarëve.

Gruaja e tij e solli përsëri, por nuk mundi të hynte në ndërtesën e bashkisë. Katër oficerë policie dhe një roje sigurie e çuan trofeun nga hyrja e pasme përpara se t’ia dorëzonin ekipit të Bayern.

Lini një koment