Rama për “Postimees”: Diplomacia me Rusinë nuk duhet t’i lihet vetëm SHBA-ve
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për të përditshmen estoneze “Postimees”, gjatë pjesëmarrjes së tij në Konferencën “Lennart Meri” në Talin, më 18 maj.
Fillimisht, Rama është shprehur se nuk është detyra e tij t’i mbajë Estonisë leksione për mënyrën e trajtimit të Rusisë, por ka theksuar se Bashkimi Europian, si një fuqi e rëndësishme në arenën ndërkombëtare, nuk duhet të lërë mënjanë diplomacinë.
Sipas tij, nëse Europa ia lë komunikimin me Rusinë vetëm Shteteve të Bashkuara të Amerikës, atëherë rrezikon të humbasë rolin dhe peshën e saj në skenën globale. Rama ka nënvizuar se BE duhet të ruajë një pozicion aktiv dhe të balancuar në politikën e jashtme.
Lajmi në përditësim…
/tvklan.al