E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperia“Mbyllim çështjen me para”, polici i Sarandës ra në ‘kurthin’ që krijoi vetë

“Mbyllim çështjen me para”, polici i Sarandës ra në ‘kurthin’ që krijoi vetë

Siç njoftoi Prokuroria e Sarandës, ishte arrestimi i dy vëllezërve në qytetin bregdetar pikënisja e çështjes ndaj oficerit të policisë gjyqësore, Edmond Ruçi. Ky i fundit ra në pranga mbrëmjen e djeshme, 19 maj, i dyshuar për veprën penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Po çfarë ka ndodhur konkretisht?

Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, raporton se Ruçi kishte dijeni për veprimtarinë kriminale të dy vëllezërve. Më saktë, trafikimin e lëndëve narkotike! Pasi ata u kapën me 24 doza kanabisi, oficeri i kërkoi leje Prokurorisë për të përgjuar dy vëllezërit.

Më tej, efektivi mësohet se ka takuar nënën e tyre dhe i ka treguar për hetimet dhe përgjimet. Ai i ka kërkuar asaj që t’i jepte shuma parash për të mbyllur hetimet. Gruaja më pas ka informuar dy djemtë e saj, moment ky i regjistruar edhe në përgjime.

Në momentin që vëllezërit nuk po paguanin paratë e kërkuara nga oficeri i policisë, Ruçi ka dorëzuar në Prokurorisë provat dhe përgjimet e dy vëllezërve, pa kuptuar se brenda përgjimeve kishte dhe komunikimin e nënës me dy djemtë e saj.

Prokuroria pasi ka zbardhur bisedat ka kuptuar kërkesën e efektivit për të marrë ryshfet për të mbyllur hetimet.

Lini një koment