E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiZvicra shpall listën me 26 lojtarë, kapiteni Granit Xhaka e udhëheq në Kupën e Botës

Zvicra shpall listën me 26 lojtarë, kapiteni Granit Xhaka e udhëheq në Kupën e Botës

Zvicra do të udhëhiqet në Botërorin 2026 nga kapiteni i saj ikonik, Granit Xhaka, i mbështetur nga Manuel Akanji, Breel Embolo dhe Denis Zakaria. Në krye të kombëtares që nga vera e 2021-shit, trajneri Murat Yakin ka shpallur listën e të grumbulluarve me pak surpriza.

Bie në sy përfshirja në listë e Zeki Amdouni, sulmuesi i Burnley, që këtë sezon ka luajtur vetëm 45 minuta, pas këputjes së ligamentit krociat të gjurit.

Zvicra është një nga skuadrat europiane më konstante të Kupës së Botës. E pranishme në fazën finale nga 2006-a në Gjermani, ka arritur deri në 1/8-at në 3 turnetë e fundit. Xhaka me shokë bëjnë pjesë në Grupin B, bashkë me Katarin, Bosnjë Hercegovinën dhe Kanadanë.

Lista e 26 lojtarëve të grumbulluar

Portierë: Gregor Kobel, Marvin Keller, Yvon Mvogo

Mbrojtës: Ricardo Rodriguez, Silvan Widmer, Manuel Akanji, Miro Muheim, Nico Elvedi, Aurèle Amenda, Luca Jaquez, Eray Cömert (Valencia)

Mesfushorë: Johan Manzambi, Granit Xhaka, Remo Freuler, Denis Zakaria, Ardon Jashari, Michel Aebischer, Djibril Soë, Christian Fassnacht, Fabian Rieder

Sulmues: Noah Okafor, Dan Ndoye, Zeki Amdouni, Breel Embolo, Ruben Vargas, Cedric Itten

Lini një koment