E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaBotaTrump: Do të flas me presidentin Lai Ching-te, do të punojmë për këtë problemin e Tajvanit

Trump: Do të flas me presidentin Lai Ching-te, do të punojmë për këtë problemin e Tajvanit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të mërkurën se do të bisedojë me homologun e tij të Tajvanit, Lai Ching-te.

“Do të flas me të,” u tha Trump gazetarëve. “Unë flas me të gjithë… Do të punojmë për këtë, problemin e Tajvanit.”

Kjo deklaratë vjen pas udhëtimit të tij në Kinë javën e kaluar, të cilin presidenti amerikan e cilësoi të mërkurën si të mrekullueshëm. Gjatë vizitës së tij në Kinë dhe takimit me presidentin Jinping, në fokus të diskutimeve ishte Tajvani.

Një bisedë midis Trump dhe Lai do të ishte një zhvillim i rëndësishëm diplomatik, pasi presidentët e SHBA-së dhe Tajvanit nuk kanë folur drejtpërdrejt që kur Uashingtoni ia zhvendosi njohjen diplomatike Pekinit nga Tajpei në vitin 1979.

Lini një koment