E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaBotaIrani e konsideron bllokadën detare amerikane një akt piraterie

Irani e konsideron bllokadën detare amerikane një akt piraterie

Ushtria iraniane pohoi se bllokada detare amerikane, e planifikuar të fillojë sot, është e paligjshme dhe përbën një akt piraterie.
Ajo paralajmëroi gjithashtu se asnjë port i Gjirit nuk do të jetë i sigurt nëse portet e saj  kërcënoheshin.
“Kufizimet e vendosura nga Amerika… mbi lundrimin detar dhe tranzitin në ujërat ndërkombëtare janë të paligjshme dhe përbëjnë një shembull piraterie”, tha Komanda e Forcave të Armatosura Iraniane ”Khatam Al-Anbiya”, në një deklaratë të lexuar në televizionin shtetëror.
“Nëse siguria e porteve të Republikës Islamike në ujërat e Gjirit dhe Detit Arabik kërcënohet, asnjë port në Gji dhe Detin Arabik nuk do të jetë i sigurt”, shtoi ajo.

Shtetet e Bashkuara do të bllokojnë portet iraniane nga sot, me forcat amerikane, për të parandaluar të gjitha anijet të hyjnë ose të dalin nga rruga jetësore e transportit të naftës dhe gazit.

Dje, presidenti Trump njoftoi një “bllokim të plotë” të Ngushticës së Hormuzit pas bisedimeve të dështuara të paqes me Iranin.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) tha se i gjithë trafiku detar që hyn dhe del nga portet iraniane do të bllokohet nga orën 10:00 (14:00 GMT) në përputhje me shpalljen e Trump.

”Bllokada do të zbatohet në mënyrë të paanshme kundër anijeve të të gjitha kombeve që hyjnë ose dalin nga portet dhe zonat bregdetare iraniane”, tha CENTCOM në X./ a.jor.

Lini një koment