Saturday, 4 July 2026
54°F Detroit
BallinaBotaMichael Bay do të sjellë një film kushtuar shpëtimit të dy pilotëve amerikanë të rrëzuar në Iran

Michael Bay do të sjellë një film kushtuar shpëtimit të dy pilotëve amerikanë të rrëzuar në Iran

Regjisori i njohur Michael Bay do të drejtojë një film të ri kushtuar Operacionit “Epic Fury”, bazuar në historinë e vërtetë të shpëtimit të dy pilotëve amerikanë të rrëzuar në Iran gjatë një operacioni ushtarak të SHBA-së.

Sipas raportimit të Deadline, filmi i Universal Pictures do të fokusohet te heroizmi i dy pilotëve amerikanë, pasi avioni i tyre F-15E Strike Eagle u rrëzua gjatë sulmeve amerikane në Iran në muajin prill.

Projekti do të bazohet në librin e ardhshëm të gazetarit Mitchell Zuckoff, i cili pritet të publikohet nga HarperCollins në vitin 2027.

Ky do të jetë bashkëpunimi i dytë mes Bay dhe Zuckoff pas filmit 13 Hours: The Secret Soldiers of Benghazi, që trajtonte mbrojtjen e kompleksit diplomatik amerikan në Libi pas sulmeve të militantëve.

Michael Bay njihet për filmat e suksesshëm si Pearl Harbor, Pain & Gain dhe seria Transformers.

Lini një koment