Saturday, 4 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaBurg për një nga autorët e grabitjes së argjendarisë në Kamëz

Burg për një nga autorët e grabitjes së argjendarisë në Kamëz

Gjykata e Tiranës, ka caktuar këtë të premte, 22 maj, masën e sigurisë “arrest në burg”, me afat 60 ditë, për një nga personat e dyshuar si të përfshirë në grabitjen e argjendarisë në Kamëz (ngjarje e ndodhur më 16 maj).

Ai u ndalua një ditë më parë, 21 maj, në Malësinë e Krujës dhe i janë gjetur rroba dhe sende të tjera të djegura në banesë, të cilat dyshohet se i ka përdorur gjatë grabitjes.

Ndërkohë janë gjetur edhe kuti bojërash, të cilat dyshohet se janë përdorur për lyerjen e motorit, që t’i shmanget zbulimit të policisë.

Para hetuesve e ka mohuar përfshirjen në grabitje. 22-vjeçari rezulton me precendent për kultivim kanabisi.

Policia ka identifikuar edhe autorin tjetër dhe po punojnë për kapjen e tij. Nuk është gjetur motori, as arma e zjarrit. Ndërkohë, ditën e grabitjes, rrugës kur autorët janë arratisur, u kanë rënë disa bizhuteri, të cilat janë gjetur nga policia në ndjekje.

/tvklan.al

Lini një koment