Friday, 26 June 2026
54°F Detroit
BallinaModaDua Lipa në Londër: fustan me print fluturash dhe çantë leopard me pupla

Dua Lipa në Londër: fustan me print fluturash dhe çantë leopard me pupla

Pas paraqitjeve të saj në Kanë, Dua Lipa vazhdoi të tregojë anën e saj eksperimentale të stilit në Londër, duke përzier elemente arkivore me aksesorë të dallueshëm gjatë një ngjarjeje në Selfridges.

Raporton Harper’s Bazaar se këngëtarja mori pjesë në një pop-up për të festuar lançimin e linjës së saj të kujdesit për lëkurë “Dua by AB” në bashkëpunim me Augustinus Bader. Për rastin ajo veshi një qipao prej dantelle me print fluturas nga koleksioni Kim Shui Pranverë/Verë 2020, me kollar mandarin dhe prerje të thellë në pjesën e sipërme, e zbukuruar me flutura në nuanca të kaltër dhe jeshile.

Fustani u shoqërua me një çantë të bardhë me print leopard dhe pupla nga koleksioni Jacquemus Vjeshtë/Dimër 2026 “Le Palmier”, çizme lidhëse në ngjyrë ulliri me kopsa dhe lëkurë kroko nga Dior Vjeshtë 2000, si dhe bizhuteri nga Bulgari, përfshirë vathë Serpenti varës dhe byzylykë e unaza prej ari rozë.

Kombinimi i motiveve të ndryshme — flutura, kafshë të egra dhe elemente reptiliane — e tregoi stilin maksimalist dhe të menduar të artistes, sipas Harper’s Bazaar.

Lini një koment