E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Rezultate jozyrtare, përditësohen automatikisht • Përditësuar: … • Të dhënat: civicAPI
Ballina›Bota›Marok, numri i të vdekurve nga shembja e një pallati banimi shkon në 15

Marok, numri i të vdekurve nga shembja e një pallati banimi shkon në 15

Të paktën 15 persona u vranë, përfshirë dy vajza të vogla, kur një ndërtesë katërkatëshe u shemb natën e së mërkurës ndaj të enjtes në qytetin Fes, në verilindje të Marokut sipas raportit të fundit nga autoritetet.

Më herët u raportua për nëntë të vdekur.

Sipas Prokurorisë, pesë të vdekur të tjerë u gjetën në rrënoja , ndërsa një person ndërroi jetë nga plagët e marra pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë. Pesë të plagosur janë ende të shtruar në spital.

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë për të mbijetuar në rrënoja , ndërsa banorëve të ndërtesave fqinje iu kërkua të largoheshin si masë paraprake, nga frika e një shembjeje tjetër në këtë lagje të dendur të qytetit.

Fes, ish-kryeqyteti dhe qyteti i tretë më i populluar në Marok, ka parë aksidente të ngjashme në muajt e fundit. Në dhjetor, dy ndërtesa u shembën, duke vrarë 22 persona.

Lini një koment