Saturday, 4 July 2026
54°F Detroit
BallinaSportiVllaznia, zv-trajneri Ergi Borshi: Ndodhi ajo që nuk e prisnim

Vllaznia, zv-trajneri Ergi Borshi: Ndodhi ajo që nuk e prisnim

“Ndodhi ajo që nuk e prisnim, një moment hutimi…”. Zv-trajneri i Vllaznisë, Ergi Borshi ështëshfaqur i zhgënjyer pas humbjes 1-2 të pësuar përballë Egnatias në “Air Albania”.

“Ndodhi ajo që nuk e prisnim, një moment hutimi, i kemi pësuar të dy golat identik, një moment shpërqëndrimi. Kjo na ka ndodhur edhe në ndeshjen e dytë në Europë, në Islandë, edhe sot na ndodhi. Nuk e di nëse mund ti vendos fajin frikës për të patur sukses”.

“Ndoshta ndikon edhe fakti që nuk kemi fituar prej kohësh, sepse duhet mentaliteti i fituesit, duhet mentaliteti i kampionit. Këto ndeshje janë direkte, janë ndeshje teke, nuk të lejojnë të meresh me statistikat e ndeshjeve të kaluara. Nuk u dihet asnjëherë. Ishim të pamposhtur përballë Egnatias, në momentin që iu desh fitorja e mori, nuk di çfarë të them”.

Lini një koment