Thursday, 2 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaMblidhen drejtuesit politikë të PS Tiranë në orën 14:00! Zbardhet pika e diksutimit

Mblidhen drejtuesit politikë të PS Tiranë në orën 14:00! Zbardhet pika e diksutimit

Sipas gazetares së Euronews Albania, Eksiola Shehu, priten të mblidhen ditën e sotme në orën 14:00 në selinë e Partisë Socialiste drejtuesit politik të Tiranës, nën drejtimin e Ogerta Manastirliut.

Burime bëjnë me dije se në fokus të takimit do të jenë zhvillimet organizative brenda PS-së dhe koordinimi i punës në territor.

Ndër temat që pritet të marrin vëmendje në këtë mbledhje është edhe 35-vjetori i themelimit të Partisë Socialiste, si një nga momentet simbolike në kalendarin politik të forcës në pushtet.

Takimi zhvillohet në kuadër të përgatitjeve të brendshme të mazhorancës për agjendën politike të periudhës në vijim.

Lini një koment