Wednesday, 1 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaRama pret Dendias në kryeministri: Mbështetës i palëkundur i partneritetit strategjik mes Shqipërisë e Greqisë

Rama pret Dendias në kryeministri: Mbështetës i palëkundur i partneritetit strategjik mes Shqipërisë e Greqisë

Kryeministri Edi Rama ka pritur në Kryeministri ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe pamje nga takimi, Rama e cilësoi Dendias një mik të çmuar dhe mbështetës të fortë të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Me Ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias, një mik i çmuar dhe një mbështetës i palëkundur i partneritetit strategjik mes Shqipërisë e Greqisë”, shkruan Rama.

Ministri grek i Mbrojtjes po zhvillon një seri takimesh zyrtare në Tiranë me drejtues të institucioneve shtetërore dhe fetare.

Vizita e tij nisi me një takim me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, ku në fokus të bisedimeve ishte bashkëpunimi dypalësh në fushën e mbrojtjes, siguria rajonale dhe forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në kuadër të vizitës së tij, Dendias pritet të takohet edhe me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joanin.

Lini një koment