Tuesday, 30 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaQindra besimtarë myslimanë edhe në Sarandë, solidaritet, urime dhe falje gjatë ceremonisë

Qindra besimtarë myslimanë edhe në Sarandë, solidaritet, urime dhe falje gjatë ceremonisë

Qindra besimtarë myslimanë janë mbledhur mëngjesin e sotëm në xhaminë e Sarandës për të falur namazin e Kurban Bajramit, një nga festat më të rëndësishme të besimit islam.

Atmosfera u karakterizua nga qetësia, besimi dhe urimet mes familjarëve e qytetarëve që morën pjesë në ceremoninë fetare.

Për shkak se Myftiu i Sarandës, Bledar Mullai, ndodhet në Mekë për kryerjen e ritualit të Haxhit, falja e namazit u drejtua nga Banart Pajollari. Në fjalën e tij para besimtarëve, ai përcolli mesazhe paqeje, harmonie, mirëkuptimi dhe vëllazërie mes njerëzve, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe respektit reciprok në shoqëri.

Pas përfundimit të faljes, besimtarët shkëmbyen urime për më shumë begati, shëndet dhe paqe në familjet e tyre, ndërsa festa vijon të kremtohet edhe në ambiente familjare.

Lini një koment