Sunday, 21 June 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaKurti bën homazhe në Marinë në nderim të dëshmorëve Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj

Kurti bën homazhe në Marinë në nderim të dëshmorëve Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj

Në përvjetorin e 27-të të rënies së dëshmorëve Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe në Marinë të Skënderajt.

Kurti përkujtoi dhe nderoi dëshmorët Rasim Kiçina e Ragip Halilaj, që ranë heroikisht më 30 maj 1999. Ata u vranë në fshatin Arllat, rrugës për të mbrojtur dhe strehuar civilët e rrethuar nga forcat armike serbe, të cilat po kryenin spastrim etnik e gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Dy luftëtarë nga familje patriotike, Rasimi e Ragipi u bënë dëshmorë të lirisë që e fituam dy javë pas rënies së tyre dhe gjaku i tyre ndodhet në themelin e shtetit që kemi ndërtuar, e zhvillimin dhe forcimin e të cilit e kemi obligim. /Telegrafi/

Lini një koment