Saturday, 4 July 2026
54°F Detroit
BallinaSportiPas triumfit në Budapest, tifozët “djegin” Parisin, një person ka humbur jetën, 219 janë të plagosurit

Pas triumfit në Budapest, tifozët “djegin” Parisin, një person ka humbur jetën, 219 janë të plagosurit

Triumfi i PSG-së në Hungari është shoqëruar me trazira në Francë. Si pasojë e përleshjes së policisë me individë të maskuar janë ndaluar gati 300 persona vetëm në Paris.

Sipas Ministrisë së Brendshme Franceze janë ndaluar 283 persona ndërsa janë plagosur shtatë oficerë të policisë.

Festimet në Paris pas triumfit të PSG-së në finalen e Ligës së Kampionëve u përshkallëzuan gjatë natës.

sipas agjencisë së lajmeve AFP, mbështetësit bllokuan trafikun në unazën e qytetit. Policia raportoi gjithashtu se pas fitores së Paris Saint-Germain rreth 20,000 tifozë u dyndën në Champs-Élysées.

Mes tifozëve janë plagosur plot 219 persona ndërsa tetë janë në gjendje të rëndë në spital. Sa i përket personit që ka humbur jetën policia ka bërë me dije se ka qenë një tifoz, i cili është përlasur me motorin e tij me një trotuar në unazën e qytetit, shumë pranë “Parc des Princes”.

Lini një koment