Monday, 29 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaPërfshihet nga flakët “Benzi” në aksin Korçë–Ersekë

Përfshihet nga flakët “Benzi” në aksin Korçë–Ersekë

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të diele, më 31 maj, në aksin rrugor Korçë–Ersekë, në afërsi të Qafës së Qarrit.

Gazetarja e Klan News Daniela Zisi raporton se një mjet tip “Benz” ka marrë flakë gjatë lëvizjes dhe është djegur pothuajse plotësisht. Drejtuesi i automjetit ka arritur të dalë në kohë nga mjeti, pa pësuar lëndime.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur vënien nën kontroll dhe fikjen e flakëve.

Shkaqet e rënies së zjarrit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa policia ka nisur veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/tvklan.al

Lini një koment