Monday, 29 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaAksident me vdekje në aksin Korçë-Bilisht, humb jetën 62-vjeçari

Aksident me vdekje në aksin Korçë-Bilisht, humb jetën 62-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur të dielën në aksin “Korçë-Bilisht”, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Tren.

Policia tha se automjeti me drejtues shtetasin F. P., ka përplasur shtetasin L. Sh., rreth 62 vjeç, i cili sapo kishte zbritur nga një automjet tjetër.

Si pasojë e aksidentit, 62-vjeçari ka marrë dëmtime trupore dhe ka ndërruar jetë më pas në spitalin e Korçës.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. P., 47 vjeç, banues në fshatin Sul, Devoll, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Lini një koment