Saturday, 4 July 2026
54°F Detroit
BallinaSportiShqipëria kualifikohet në fazën e grupeve të CEV European League 2026!

Shqipëria kualifikohet në fazën e grupeve të CEV European League 2026!

Kombëtarja e Femrave e Shqipërisë ka arritur një fitore të madhe dhe shumë të rëndësishme ndaj Lituanisë me rezultatin 3-2, në ndeshjen e zhvilluar pak çaste më parë në Odense të Danimarkës.

Pas një përballjeje emocionuese dhe të luftuar deri në pikën e fundit, vajzat kuqezi treguan karakter, forcë dhe shpirt gare, duke siguruar fitoren që i jep Shqipërisë kualifikimin në fazën e grupeve të CEV European League 2026.

Me këtë sukses, Shqipëria e mbyll Fazën Para Eliminatore në vendin e dytë me 6 pikë, ndërsa vendi i parë i grupit u takoi vajzave të Lituanisë.

Kalendari i Fazës së Grupeve – CEV European League 2026

Xhiro 1 – Finlandë | 5-7 Qershor 2026 Finlanda – Zvicra – Shqipëria

Xhiro 2 – Rumani | 12-14 Qershor 2026 Rumania – Mali i Zi – Shqipëria

Xhiro 3 – Shqipëri | 19-21 Qershor 2026 Shqipëria – Suedia – Austria

Lini një koment