Saturday, 4 July 2026
54°F Detroit
BallinaSporti“Egnatia është krijuar për të fituar”, Demrozi : Shkojmë në grupet e Kupave të Europës

“Egnatia është krijuar për të fituar”, Demrozi : Shkojmë në grupet e Kupave të Europës

Presidenti i Egnatias, Agim Demrozi, ka folur për RTSH menjëherë pas përfundimit të ndeshjes kundër Dinamos, që kurorëzoi kampione të Shqipërisë skuadrën e tij për të tretin vit radhazi.

Numri një i skuadrës rrogozhinase është shumë i kënaqur nga paraqitja e skuadrës në Final 4 dhe premton se këtë sezon Egnatia do të kualifikohet në fazën e grupeve në Kupat e Europës.

“Vijmë nga vendi i 3-të dhe fitojmë trofeun, kjo është një ndjesi e pashpjegueshme. Sekreti është që Egnatia është krijuar për të fituar. Me punën e palodhur që bëjnë çunat, isha i bindur që do ta fitonin edhe këtë vit.

U jap fjalën që këtë vit jemi në grupet e Evropës. Dedikimi? Në radhë të parë familjes sime që më suportojnë, pasi rri 24 orë te ekipi dhe më pas çunave të mrekullueshëm që kam këtu”, tha mes të tjerash Demrozi.

Lini një koment