Monday, 29 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaKonflikti për borxhin, arrestohet autori i plagosjes së 23-vjeçarit në Korçë

Konflikti për borxhin, arrestohet autori i plagosjes së 23-vjeçarit në Korçë

Policia e Korçës ka arrestuar mbrëmjen e djeshme shtetasin Edmond Firaj, i dyshuar si autori i plagosjes me thikë të një 23-vjeçari në fshatin Moravë, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë.

Sipas të dhënave paraprake, i riu është goditur me thikë në pjesën e barkut, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burime bëjnë me dije se në momentin e kapjes, Firaj dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur. Fillimisht ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa më pas është shoqëruar në ambientet e komisariatit.

Nga deklarimet e të plagosurit, konflikti dyshohet se ka nisur për shkak të një borxhi financiar mes palëve.

23-vjeçari ka deklaruar se i arrestuari i kishte borxh një shumë parash.

Debati për kthimin e shumës së parave ka degraduar në përplasje fizike, ku më pas është përdorur edhe mjeti prerës.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

Lini një koment