Sunday, 28 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaKomision Hetimor për zgjedhjet e 11 majit, Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e PD

Komision Hetimor për zgjedhjet e 11 majit, Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e PD

Gjykata Kushtetuese ka pranuar këtë të hënë, 1 qershor, kërkesën të depozituar nga Partia Demokratike për ngritjen e një komisioni hetimor për zgjedhjet parlamentare, që u mbajtën më 11 maj 2025.

“Zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, duke përcaktuar detyrimin e Kuvendit për ngritjen e Komisionit Hetimor “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025”, shkruhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

(Vendimi i Gjykatës Kushtetuese)

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i dorëzoi Kuvendit, më 13 tetor 2025, kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor të Kuvendit, me qëllim “kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë të organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 Majit 2025.”

Në dokumentin e dorëzuar zyrtarisht nga deputetët e opozitës, theksohej se procesi zgjedhor është komprometuar rëndë, duke u cilësuar si një “farsë elektorale” në vend të një shprehjeje të lirë dhe demokratike të vullnetit qytetar.

Lini një koment