Sunday, 28 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaNis seanca plenare në Kuvend – Deputetët raportojnë problematikat

Nis seanca plenare në Kuvend – Deputetët raportojnë problematikat

Në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur këtë të hënë seanca plenare. Në mungesë të kryeparlamentarit Niko Peleshi, seanca drejtohet nga zëvendëskryetarja Klodiana Spahiu, e cila lexoi pikat kryesore që do të diskutohen dhe votohen gjatë ditës.

Rendi i ditës përfshiu miratimin e procesverbalit të seancës plenare të datës 21 maj 2026, njoftime sipas nenit 44 të Rregullores së Kuvendit, si dhe projektvendimin për zgjedhjen e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit.

Gjithashtu u bë edhe votimi për prezencën, ku vetëm 75 deputetë ishin të pranishëm.

Po ashtu, u paraqit projektvendimi për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme dhe projektvendimi për caktimin e anëtarëve zëvendësues në këto komisione.

Një pjesë e rëndësishme e seancës i është kushtuar diskutimeve për çështje të evidentuara nga zgjedhësit.

Sipas nenit 40 të Rregullores, koha e diskutimeve është jo më shumë se 4 orë dhe ndahet në mënyrë të barabartë mes shumicës dhe pakicës, duke marrë parasysh edhe deputetët jashtë grupeve parlamentare.

Minutazhi i ndarë është si vijon: grupi parlamentar i Partisë Socialiste 142 minuta, grupi parlamentar i Partisë Demokratike 60 minuta, grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim” 12 minuta, grupi parlamentar “Partia e Lirisë” 12 minuta, ndërsa deputetët jashtë grupeve parlamentare kanë 16 minuta.

Rendi i ditës

– Miratimin e procesverbalit të seancës plenare të datës 21 maj 2026.

– Njoftime sipas nenit 44 të Rregullores së Kuvendit.

– Projektvendimin për zgjedhjen e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit.

– Projektvendimin për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme.

– Projektvendimin për anëtarët zëvendësues në komisionet e përhershme.

– Diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit, me një kohëzgjatje jo më shumë se 4 orë, e ndarë mes shumicës dhe pakicës.

Minutazhi i diskutimeve u nda si vijon:

– Grupi parlamentar i Partisë Socialiste: 142 minuta

– Grupi parlamentar i Partisë Demokratike: 60 minuta

– Grupi parlamentar Aleanca për Ndryshim: 12 minuta

– Grupi parlamentar Partia e Lirisë: 12 minuta

– Deputetët jashtë grupeve parlamentare: 16 minuta

Lini një koment