Sunday, 28 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaIlir Meta del nga paraburgimi, shkon në Skrapar për ceremoninë mortore të të atit

Ilir Meta del nga paraburgimi, shkon në Skrapar për ceremoninë mortore të të atit

Prej orës 07:00 të mëngjesit të kësaj të marte, ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka lënë qelinë e paraburgimit dhe është nisur drejt Cepanit të Skraparit për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij, Rexhep Meta, i cili ndërroi jetë të hënën në moshën 83-vjeçare.

Ceremonia e varrimit është planifikuar të zhvillohet në orën 12:00 ndërsa leja e dhënë për Metën parashikon që ai të mund të qëndrojë edhe në drekën që do të shtrohet pas ceremonisë mortore.

Sipas burimeve, ish-presidenti pritet të kthehet në paraburgim në orët e pasdites, ndërsa është parashikuar që ai të dalë sërish të nesërmen në mëngjes, nga ora 09:00 deri në 21:00, me miratim të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), për të marrë pjesë edhe në pritjet e ngushëllimeve që familja do të organizojë në Tiranë.

Lini një koment