Saturday, 27 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaDy viktima dhe dy në gjendje kritike në Shëngjin, të rinjtë ishin nga Kosova

Dy viktima dhe dy në gjendje kritike në Shëngjin, të rinjtë ishin nga Kosova

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen tragjike të regjistruar pasditen e kësaj të mërkurë në Shëngjin. Mësohet se 4 të rinjtë që u morën nga dallgët janë nga Kosova.

Pasditja e tyre në bregdetin e Shëngjinit rezultoi fatale prej dy prej tyre të cilët humbën jetën. Mësohet se dy të rinjtë e tjerë janë nxjerrë nga uji dhe janë në gjendje të rëndë në spital.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e kërkim-shpëtimit dhe Policia e Shtetit, të cilat po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj.

Autoritetet vijojnë hetimet dhe pritet një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë.

Lini një koment