Saturday, 27 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaU plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës.

Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm duke sjell edhe stabilizim të gjendjes shëndetësore. I plagosuri po mbahet nën monitorimin e bluzave të bardha të Traumës.

Autori i ngjarjes Violand Braçellari, sipas burimeve nga Trauma ndodhet jashtë rreziku për jetën, ndërsa do vijon të qëndroj nën kujdesin mjekësor.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e Braçellarit një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë, në Bashkinë Maliq.

Polici i Shqiponjave Enea Mekolli humbi jetën dhe efektivi Edison Adri mbeti i plagosur rëndë pas përplasjes me armë me Braçellarin.

Autori i ngjarjes Vjoland Braçellari ishte person me precedentë kriminalë, i shpallur në kërkim prej disa vitesh për lëndë nërkotike.

Euronews Albania mëson se ai jetonte në një stan në pyll ku bënte stërvitje dhe qitje dhe si ish ushtarak kishte përgatitje të lartë ushtarake në përdorimin e armëve.

Lini një koment