Friday, 26 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaTuristi gjerman rrëshqet me biçikletë në rrugën Përmet–Çarçovë, transportohet në spital

Turisti gjerman rrëshqet me biçikletë në rrugën Përmet–Çarçovë, transportohet në spital

Një turist nga Gjermania ka mbetur i lënduar si pasojë e një incidenti të regjistruar këtë të shtunë, teksa udhëtonte me biçikletë në rrugën kombëtare Përmet–Çarçovë.

Ngjarja është regjistruar gjatë kohës që grupi i turistëve po pedalonte në këtë zonë. Sipas informacioneve, turisti Klaus Mëler, 65 vjeç, ka rrëshqitur me biçikletë dhe ka pësuar lëndime fizike.

Pas incidentit, ai është transportuar menjëherë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Lini një koment