Thursday, 25 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaAksident në rrugën Transballkanike, drejtuesi i motorit përfundon në spitalin e Vlorës

Aksident në rrugën Transballkanike, drejtuesi i motorit përfundon në spitalin e Vlorës

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të marte në rrugën Transballkanike në Vlorë, ku janë përfshirë një automjet dhe një motomjet.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti është përplasur me motorin, ndërsa si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar lehtë drejtuesi i motomjetit.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ekipet e ndihmës së shpejtë, të cilat kanë kryer veprimet e para dhe i kanë dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore të dëmtuarit.

Fatmirësisht, drejtuesi i motorit ka pësuar vetëm lëndime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, ndërsa po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Lini një koment