Të shtëna me armë zjarri në Shëngjin, një i plagosur
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Shëngjin, këtë të mërkurë, 10 qershor. Korrespodenti i Klan News, Martin Marku raporton ka mbetur i plagosur një person, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se shkak është bërë një sherr mes disa të rinjsh, që ka nisur brenda ambienteve të një lokali në zonën e Kunës, i cili më pas ka degraduar deri në përdorimin e armës së zjarrit.
Sipas burimeve të gazetarit Marku dyshohet se i lënduari ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.
Deri më tani nuk dihen motivet se si ka ndodhur, apo nisur ky konflikt, por ajo që mbetet për t’u theksuar është se gjithçka ka ndodhur në prani të një numri të lartë turistësh. Fatmirësisht nuk ka persona të tjerë të lënduar nga kjo ngjarje.
/tvklan.al