E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Papa Leo bekon kullën qendrore të kishës ‘Sagrada Familia’

Papa Leo bekon kullën qendrore të kishës ‘Sagrada Familia’

Papa Leo XIV ka bekuar kullën qendrore të përfunduar së fundmi të kishës Sagrada Familia të Antoni GaudI-t në prani të anëtarëve të familjes mbretërore spanjolle, kryeministrit dhe qindra peshkopëve.

Me përfundimin e kullës së Jezu Krishtit, më e larta nga 18 në tempull, bazilika ka arritur lartësinë e saj të plotë prej 172.5 metrash. Tani nuk është vetëm kisha më e lartë në botë, por edhe ndërtesa më e lartë e Barcelonës.

Pas një Meshe solemne, Papa tha se më shumë sesa një monument, kjo bazilikë është një vepër në vazhdim, e cila “na kujton se rruga që Krishti na ka treguar është një udhëtim që nuk mbaron kurrë”.

Përpara shërbesës së së mërkurës, Leo ndezi një qiri dhe u lut te varri i Gaudit në kriptën e bazilikës. Dhjetë orë para se ai të kalonte, besimtarët po zgjidhnin vendet e tyre përgjatë rrugës së papës.

Policia vlerësoi se 70,000 njerëz do të rreshtoheshin në itinerarin përgjatë udhëtimit të shkurtër të Papës.

Bekimi i kullave ishte ndalesa e fundit në axhendën e ngjeshur të Leos në Barcelonë, që përfshinte një audiencë me presidentin katalanas, Salvador Illa, një vizitë në një burg të sigurisë së lartë, leximin e rruzares në manastirin e Montserratit dhe një thirrje për unitetin katalanas të bërë në spanjisht dhe katalanisht.

Lini një koment