Monday, 22 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaNëna e Martin Canit në protestë: Duam drejtësi, jam nënë që rroj me dhimbje

Nëna e Martin Canit në protestë: Duam drejtësi, jam nënë që rroj me dhimbje

Nëna e Martina Canit, Florina Cani ka mbajtur fjalën e saj para protestuesve të mbledhur para Kryeministrisë. Ajo kërkoi drejtësi për djalin e saj dhe të gjithë fëmijët që humbën jetën padrejtësisht.

“Mendova të bashkohem me ju e të ngre zërin për fëmijën tim e për shqiptarët kudo që janë. Duam siguri, e çova në shkollë dhe nuk m’u kthye, jo nga paedukata por nga pakujdesia e tyre qe kanë degraduar arsimin dhe shëndetësinë e të gjitha me radhë.

Kam 18 muaj që protestoj, më mbushet zemra plot që e shoh Tiranën të mbushur me rini. Faleminderit. Dua drejtësi. Poshtë kjo qeveri e krimit, poshtë Edi Rama. Duam drejtësi.

Këtu sot e ngre zërin edhe për Eraldon në Korcë, po flas për zërin e tyre. Flas edhe për Erionin dhe Leo Sadikun. Jam nënë që rroj me dhimbje dhe i kujtoj çdo ditë se kanë ikur nga pakujdesia e këtyre.

Gjithashtu dua të përmend ata që ikën në mënyrë të padrejtë se i shtypin makinat në rrugë se nuk kanë siguri. Martinin mund ta kishim sot nëse do funksiononte aparatura e zemrës, por nuk funksionte. Fëmijë ishin, qeveria nuk ka asnjë kusht për fëmijët tonë”, tha ajo.

Lini një koment