Sunday, 21 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaProtesta e ditës së 15 nis marshimin e përditshëm në rrugët e Tiranës

Protesta e ditës së 15 nis marshimin e përditshëm në rrugët e Tiranës

Protesta qytetare kundër qeverisë vijoi në ditën e saj të 15-të. Ashtu si në ditët e mëparshme, pjesëmarrësit u mblodhën fillimisht në Sheshin Skënderbej dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë. Gjatë tubimit, në foltore morën fjalën dhjetëra qytetarë, përfshirë përfaqësues të diasporës, të cilët përsëritën kërkesat dhe qëndrimet e shprehura edhe në protestat e mëparshme.

Në përfundim të tubimit, një prej aktivistëve të protestës, Arben Kola, i bëri thirrje SPAK-ut të përshpejtojë hetimet për çështjet e ngritura nga protestuesit.

Ai paralajmëroi se, në mungesë të reagimit institucional, protestat mund të zhvendosen edhe përpara ambienteve të SPAK-ut.

Protesta u mbyll përpara Kryeministrisë, ndërsa më pas pjesëmarrësit vijuan marshimin në disa rrugë të kryeqytetit.

Lini një koment