Saturday, 20 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaAmnistia penale kalon sot në Kuvend, Gogu: 466 persona lirohen menjëherë, mes tyre 11 gra dhe 1 fëmijë

Amnistia penale kalon sot në Kuvend, Gogu: 466 persona lirohen menjëherë, mes tyre 11 gra dhe 1 fëmijë

Amnistia Penale do të miratohet sot në Kuvend. Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi se nga zbatimi i amnistisë përfitojnë 466 persona, të cilët do të lirohen. Sipas tij, mes përfituesve janë 11 gra dhe 1 fëmijë.

Gogu bëri të ditur gjithashtu se 869 të dënuar do të përfitojnë ulje të masës së dënimit, në kuadër të zbatimit të ligjit për amnistinë.

Ai theksoi se procesi po ndiqet nga institucionet përgjegjëse, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi.

Lini një koment