E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Nga Vllaznia tek Egnatia, mbrojtësi brazilian nis një aventurë të re në Superiore

Nga Vllaznia tek Egnatia, mbrojtësi brazilian nis një aventurë të re në Superiore

Egnatia ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit brazilian Andrey Yago. 28-vjeçari e njeh mirë kampionatin shqiptar, pasi sezonin e kaluar ishte pjesë e Vllaznisë, skuadër me të cilën luajti 35 ndeshje në kampionat, duke shënuar edhe 3 gola.

“KF Egnatia ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e mbrojtësit brazilian Andrey Yago.

Me eksperiencën, cilësitë dhe profesionalizmin e tij, ai i bashkohet familjes sonë për sfidat e reja që na presin. I urojmë shumë suksese me fanellën bardhejeshile dhe sa më shumë fitore së bashku!”, shkruhet në njoftimin e klubit rrogozhinas.

Lini një koment