E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Vijojnë sulmet izraelite me dronë në jug të Libanit, 3 viktima

Vijojnë sulmet izraelite me dronë në jug të Libanit, 3 viktima

Tre persona u vranë në sulmet izraelite me dronë në dy incidente të ndara në Liban. Dy persona u vranë kur një makinë u shënjestrua nga një dron izraelit në qytetin Kfar Tebnit në jug.

Njëri prej të vrarëve u identifikua si çiklisti kampion i botës, Ali Ismail Tufaili. Në një incident të veçantë, një burrë u vra në një sulm me dron në qytetin jugor të Zebdinit, sipas.

Të mërkurën, presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, nënshkroi një marrëveshje me homologun e tij të SHBA-së, Donald Trump, që synon t’i japë fund luftës.

Ndër kushtet kryesore në dokumentin prej 800 fjalësh janë ndërprerja e armiqësive në të gjitha frontet, përfshirë Libanin, dhe rihapja e Ngushticës së Hormuzit.

Lini një koment