Saturday, 20 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaRinis seanca plenare, Peleshi përjashton deputetin Agron Shehaj

Rinis seanca plenare, Peleshi përjashton deputetin Agron Shehaj

Këtë të enjte pasdite ka rinisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku prezent ka qenë dhe Kryeministri Edi Rama. Në nisje të seancës deputeti Agron Shehaj nga vendi ka kërkuar që ketë llogaridhënie për situatën e protestave në vend duke iu drejtuar Kryeministrit Edi Rama.

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi i cili po drejtonte seancën drejt rendit të radhës së ditës, i është drejtuar deputetit dhe njëkohësisht Kreu të Mundësisë që mos të pengojë seancën.

Jep dorëheqjen!- i është drejtuar Shehaj, kryeministrit

Peleshi i ka thënë deputetit se sipas tij do duhet të “Vazhdo në oborr me TikTok-un”

Lini një koment