Sherri në gjyq, futen në izolim vëllezërit Bushgjokaj
Vëllezërit Bushgjokaj janë futur në izolim në seancën e kësaj të premte pas sherrit të regjistruar më datë 15 qershor në GJKKO. Gjatë seancës së sotme ata kanë pretenduar se Petrit Cakri i ka provokuar. Vëllezërit Bushgjokaj i kërkuan ndjesë gjykatës dhe prokurorisë për incidentin.
Ata kërkuan ndryshim mase sigurie, kërkesë që u rrëzua. Masa disiplinore e izolimit mësohet se është dhënë për një periudhe 3 mujore.
Sherri ndodhi pasi Kristi Bushgjokaj u ngrit në këmbë brenda kafazit të qelqtë, duke i thënë gjakatës: “Me leje gjyqtar”.
Menjëherë, ai iu drejtua Petrit Çakrajt, duke e sulmuar me grushta, pas tij edhe dy vëllezërit e tjerë Fation dhe Aleksandër Bushgjoka. Tre vëllezërit e sulmuan njëkohësisht derisa u bë i mundur neutralizimi nga shërbimet e policisë së burgjeve.
Çakraj gjatë procesit ka implikuar vëllezërit Bushgjoka në vrasjen e Renis Dobrës, teksa për veten nuk ka pranuar përgjegjësinë, situatë që ka agravuar përplasjen.